Vriten dy adoleshentë nga droni ukrainas në Belgorod të Rusisë
Një dron ukrainas la të vrarë dy adoleshentë që po lëviznin me një motoçikletë në rajonin jugor kufitar të Rusisë, Belgorod.
Kështu tha të premten herët guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Belgorodi është shënjestër e shpeshtë e sulmeve ukrainase.
Të martën, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Ukraina i ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës civile në Rusi, duke përmendur një sulm me dron ndaj një rafinerie të naftës në qytetin jugor rus, Tuapse.
“Sulmet me dronë kundër infrastrukturës civile po bëhen më të shpeshta. Shembulli më i ri janë sulmet kundër objekteve energjetike në Tuapse, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë pasoja mjedisore serioze” – tha ai.