Vrau shokun për 77 mijë euro borxh, rasti në rigjykim për herë të tretë
Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit për vrasje, Kreshnik Haliti, duke kthyer çështjen në rigjykim për herë të tretë.
Haliti akuzohet se kishte vrarë shokun e tij M.Z., në Pejë për një borxh prej 77 mijë euro.
Sipas shkresave të lëndës, Gjykata Themelore në Pejë, në rigjykim të dytë, më 1 dhjetor 2025 kishte shpallur aktgjykim me të cilin i akuzuari Kreshnik Haliti ishte shpallur fajtor dhe u dënua me dënim unik prej 19 vjet burgim, raporton EO.