Vrasje dhe plagosje në Malishevë: Raportohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën
Një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri të dielën mbrëma në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Policia ka gjetur çiftin të plagosur në dhomën e gjumit dhe i ka dërguar për trajtim në QKUK.
Gruaja, siç raporton Klan Kosova, e moshës madhore dhe shtatzëme, ka ndërruar jetë rreth orës 01:10.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Hetimet për rrethanat e rastit janë duke vazhduar.