Vrasja në Skënderaj, Musliu: E tronditur nga ngjarja që ndodhi në fshatin tim
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për vrasjen në fshatin Baks të Skënderajt.
Musliu ka thënë se është e tronditur nga ngjarja që ka ndodhur në fshatin e saj dhe ka bërë thirrje që raste të tilla të mos përsëriten më.
Shkrimi i plotë i znj. Musliu:
E tronditur nga tragjedia qe ndodhi mbrëm në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim.
Bashkëndjej me Familjet Musliu dhe Rexhepi dhe lutem qe tragjedi të tilla mos të ndodhin më, jo vetëm në Baks, por askund në Kosovë. Për shkak të telefonatave të shumta ndjejë për obligim të informoj opinionin se viktima nuk është i familjes time. Ngushllime familjes se viktimes dhe gjithë Fshatit Baks!