Vrasja në Kolovicë, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit L.H., i cili dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurin K.G. dhe B.K. kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Ngjarja ka ndodhur në Kolovicë të Prishtinës, ndërsa dy të pandehurit janë ende në arrati.
Ndaj këtij vendimit, palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Më 26 mars, në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës është vrarë Egzon Haliti nga Podujeva.