Vrasja në Kobaj të Prizrenit, një muaj paraburgim për të dyshuarin 16-vjeçar
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të miturit A.O., i cili dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së.
Në njoftimin e gjykatës është treguar se paraburgimi ndaj të miturit do të zgjasë deri më 14 korrik 2026.
“Shënim: Gjykata në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).