Vrasja e vëllezërve në Malishevë, Policia: I dyshuari ishte i plagosur - NACIONALE

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, Policia: I dyshuari ishte i plagosur

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve dje në Malishevë, i cili është arrestuar sot në orët e mëngjesit, ishte i plagosur.

Në njoftimin e policisë është thënë se pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas policisë, plagët dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme