Vrasja e trefishtë në Gjilan, sot protestohet para gjykatës - NACIONALE

Vrasja e trefishtë në Gjilan, sot protestohet para gjykatës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e Komunës së Gjilanit sot shprehin indinjatën e tyre për vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën, e cila ka tronditur gjithë Kosovën.

Për të shprehur pakënaqësitë ndaj neglizhencës së institucioneve shtetërore në lidhje më këtë rast, gjilanasit sot në ora 19:00 do të protestojnë para Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Të dielën, me armë zjarri kanë mbetur të vrarë babë e bir. Më vonë ka ndërruar jetë edhe një i plagosur rëndë në këtë rast.

Të dyshuar për këtë rast Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, të cilët ende gjenden në arrati.

Lajme të ngjashme