Vrasja e rëndë në tentativë: Arrestohet një i dyshuar - NACIONALE

Vrasja e rëndë në tentativë: Arrestohet një i dyshuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës:

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.

Arrestimi i të dyshuarit;

K. K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme