Vrasja e Liridonës, i vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të tjerëve
Naim Murselit dhe dy të tjerëve, që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024” – thuhet në konfirmim.