Vrasja e Liridonës: I dyshuari për shitjen e armës do të mbrohet në liri - NACIONALE

Vrasja e Liridonës: I dyshuari për shitjen e armës do të mbrohet në liri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tomë Dodaj ishte arrestuar vitin e kaluar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që kishte tronditur tërë Kosovën.

Dodaj dyshohet se e shiti armën me të cilën i dyshuari Granit Plava dyshohet se kishte qëlluar mbi trupin e Liridonës, duke e vrarë atë.

Gjykata Supreme, siç raporton Express, ka vendosur që Dodaj të mbrohet në liri.

“Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit T.D, të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës me datë 17.04.2024 ka marr vendim dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, ashtu që të pandehurit T.D i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri”, ka thënë Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës në Prishtinë.

Lajme të ngjashme