Vrasja e Kristian Markut: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u vra në një atentat mafioz pranë nënkalimit të Novoselës.
Grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e dyshuar, pasi ekzistojnë indicie se ata janë larguar drejt Kosovës pas ngjarjes.
Sipas burimeve policore, dyshohet se ekzekutimi është realizuar duke përdorur dy automjete. Njëri prej mjeteve ka shërbyer për realizimin e atentatit, ndërsa tjetri për largimin e autorëve, pas djegies së automjetit të parë.
Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se ekzekutimi është realizuar nga vrasës prfesionistë që kanë menduar çdo gjë me detaje, përfshirë dhe rrugën e arratisjes.
Bëhet me dije se Kristian Marku ishte ndjekur për disa ditë me radhë përpara se të ndodhte ngjarja. Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, çka sugjeron se lëvizjet e tij ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autorët. Ngjarja kulmoi në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, ku autorët dyshohet se e ndoqën Markun dhe më pas realizuan atentatin pranë nënkalimit të Novoselës.
Burimi: Mediat në Shqipëri