Vrasja e kosovarit në Gjermani, i dyshuari përfundon në psikiatri
Vrasja e 28 vjeçarit kosovar Nehat Elshani në lagjen Nymphenburg të Munchenit, ka tronditur të githë.
28-vjeçari nga Prizreni kishte disa vite që po jetone të Gjermani. Ai u sulmua për vdekje nga një 33-vjeçar I cili sulmoi me thikë dy kolegë të punës, duke vrarë njërin prej tyre të shtunën rreth orës 07:30. Plagëve nuk u ka përballuar 28-vjeçari Nehat Elshani nga Prizreni, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Policia gjermane ka dhënë detaje për rastin.
“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje.
Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent”, thuhet në raportin e policisë gjermane.
Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja pse krejt papritmas 33-vjeçari nxori thikën e sulmoi dy personat.
Nga sa u raportua fillimisht nga policia, më parë nuk kishte pasur asnjë mosmarrëveshje mes kolegëve. Sipas gjetjeve fillestare, autori i dyshuar tregon anomali psikiatrike. Të dielën, një gjykatës vendosi që 33-vjeçari të shtrohej në një spital psikiatrik.
Edhe babai i të ndjerit, ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me ndokënd.