Vrasja e Ivanoviqit, avokati Damati: Për nga misteri, krahasohet me rastin e vrasjes së John Kennedit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim për vrasjen e politikanit kontravers serb, Oliver Ivanoviq. Për këtë vrasje, gjykata i ka gjetur fajtor për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Marko Roshiqin, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqi.
Ndërsa, avokatia Musa Damati ka dhënë një version interesant për këtë vrasje.
Damati, i cili është avokat i Silvana Arsoviq, që u shpall e pafajshme në këtë proces, ka thënë se për nga enigma kjo vrasje mund të krahasohet me atë të ish-presidentit amerikan John Kennedy.
“Rastin i njohur Ivanoviç për nga niveli i misterit dhe enigmës mund të krahasohet me rastin e vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy, dhe në katër vite e gjysmë të procesit maratonik i cili është zhvilluar pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë mbajtur mbi 50 seanca gjyqësore, po ashtu janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar prej tyre dëshmitar të mbrojtur të cilët kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre e po ashtu në këtë çështje ne mesin 12 mijë faqe material voluminoz sa ekzistojnë nuk ka ekzistuar asnjë provë i cili do ta inkriminonte klienten time, pafajësia e cila u vërtetua sot dhe e njëjta është e lirë pas 4 vite e gjysmë dhe ky është jashtëzakonisht një sukses i mbrojtjes”, ka thënë Damati, pas seancës.