“Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, Prokuroria deklarohet për rastin e tmerrshëm në Podujevë
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në komunën e Podujevës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një grua dyshohet se ka abortuar në mënyrë të paligjshme në QKUK.
Lidhur më këtë rast janë arrestuar dy të dyshuara.
Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se rasti po hetohet në lidhje me dy vepra penale.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së.” – është deklaruar prokuroria.