Vrasja e Faton Hajrizit: Zëvendësministri Zogiani fajëson mediat, “harron” përgjegjësinë e shtetit
Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka bërë një postim të çuditshme në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka bërë fajtore edhe media për vrasjen e Faton Hajrizit.
Sipas zyrtarit qeveritar, gjatë raportimit për rastin në fjalë, mediat kanë thyer shumë rregulla.
Pa ofruar ndonjë fakt, ai pretendon se mediat kanë botuar materiale që kanë cenuar sigurinë publike.
“Tu vajtue tashti përfaqësuesit e disa mediave, pse po na thoni që ne i kemi fajet... po njerëzit po ju shofin dhe po krijojnë opinion! Një javë keni thyer të gjitha rregullat e mundshme mbi mos-cënimin e hetimeve, keni botuar materiale që cënojnë sigurinë publike dhe të individēve, keni shkelur çfarëdo kufiri të mundshëm të privacisë, mos vajtoni tashti!”, ka shkruar Zogiani.