Vrasja e argjentinases, Apeli fillon seancën ndaj Endrit Nikës
Në Gjykatën e Apelit ka nisur shqyrtimi i rastit ndaj Endrit Nikës, i cili është i dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore për vrasjen e të dashurës së tij.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, vepra penale dyshohet të jetë kryer në gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë.
Viktimë e këtij rasti ishte shtetasja argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila ishte e dashura e Endrit Nikës.
Pas verdiktit të shkalles së parë, mbrojtja e të pandehurit është ankuar në shkallën e dytë të gjyqësorit.