Vrasja dhe plagosja në Lipjan, Policia jep detaje të tjera
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri me thikë në Lipjan.
Në raportin 24 oresh të Policisë thuhet se thika është marrë si prove material, kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obdukion.
Të dyshuarit janë derguar në mbajtje ka njoftuar policia e Kosovës.
“Lipjan / 07.08.2024-12:10. Në lidhje me rastin e lartcekur, dyshohet se si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thikë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Pas veprimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, përderisa si provë materiale është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajte, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh.