Vrasësi i gruas shtatëzënë varroset të dielën
Sokol Halili, i cili vrau ish gruan e tij, e cila ishte në ditët e fundit të shtatzanisë, e vrau vetën, ditën e premte, vetëm dy ditë pasi e kreu aktin e tmerrshëm.
Ai do të varroset nesër, të dielën, në ora 12:00. Kështu kanë njofuar familjarët e tij.
“Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.
Kujtojmë se rasti i vrasjes së Hamide Megashi, tashmë po merr përmasa të një skandali të madh.
4 zyrtarë policorë po dyshohen se falcifikuan dokumentet e keqpërdorën dokumentet zyrtare. Përfshirë këtu edhe Drejtorin e Policisë në Lipjan.