Vranët e me riga shiu sot në Kosovë
Të enjten në vendin tonë pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat më të ulëta pritet që të lëvizin mes 0 e 2 gradë Celsius, kurse më të lartat nga 3 deri në gjashtë gradë Celsius.
Pritet që të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.