Vranët dhe me shi, ky është parashikimi i motit për sot
Në Kosovë edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu. Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas IMH-së në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
