VV votuoi pro certifikimit të zgjedhjeve, përfshirë Srpska-n | Sadiku: Kjo duhej me qenë qesharake…ama nuk është
Ermal Sadiku nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi.
Reagimi i Sadikut erdhi pas vendimit të fundit të anëtarëve të VV-së për të votuar pro certifikimit të rezultateve zgjedhore, përfshirë edhe ato të Listës Serbe.
Duke komentuar këtë ndryshim të qëndrimit, Sadiku i ka cilësuar veprimet e tyre si të dëmshme për institucionet shtetërore.
“Kjo duhej me qenë qesharake…ama nuk është.
Kjo e ka tejkalu humorin prej kohësh.
Këta nuk janë humoristë.
Janë anti-shtet. Anti-institucion.”