Votimi për heqjen e vizave të qytetarëve me pasaportë serbe, këshilltari i Bislimit: Rrezikon të krijohet precedent i rrezikshëm
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar pas votimit në komisionin LIBE të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave të serbëve të Kosovës me pasaportë serbe.
Kadriu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shprehin keqardhje në lidhje me një zhvillim të tillë, duke thënë se qytetarët nga komuniteti serb po pajisen me dokumente të shtetit kosovar:
“Qytetarët tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdojnë të pajisen me dokumenta të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë të qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre”.
Ai është shprehur se pasaportat e lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së.” – tha ai tutje.
Postimi i plotë: