Votimi për grevën, edhe shkollat e Vitisë dalin kundër që të pezullohet - NACIONALE

Votimi për grevën, edhe shkollat e Vitisë dalin kundër që të pezullohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shumica e shkollave në komunën e Vitisë kanë votuar për vazhdimin e grevës, pas propozimit të SBASHK-ut që kjo të pezullohet deri në janar të vitit 2023.

Kryetari i sindikatës së arsimit në këtë komunë, Kemajl Bislimi, ka thënë se rezltatet do të dërgohen për përpunim final, por që shumica e shkollave, janë për vazhdim të grevës.

“Shumica e shkollave kanë votu për vazhdim të grevës. Rezultatet e këtij votimi do të dërgohen në nivelin qendror për përpunim final të rezultatit në tërë Kosovën”, ka thënë për Bislimi për Plus TV.

Ai mes tjerash ka konfirmuar se votimet kanë qenë të hapur, ndryshe prej disa komunave ku është organizuar votimi me votë të fshehur.

Vlen të theksohet se edhe në disa komuna të tjera, si Prishtinë, Suharekë e Malishevë, shumë shkolla kanë votuar për vazhdimin e grevës.

Lajme të ngjashme