Votimet deri në orën 12:00: 10,5% në Preshevë, 13,5% në Bujanoc
Votimi në dy komunat e Luginës së Preshevës është duke vazhduar normalisht deri më tani.
Zyrtarët e Komisioneve Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc kanë bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë incident.
Deri në orën 12:00, në komunën e Preshevës kanë votuar 10.5 për qind e votuesve.
Ndërsa 13.5% është dalja e qytetarëve në votime në komunën e Bujanocit deri në ora 12:00,
Të dhënat janë konfirmuar për Radiotelevizionin e Kosovës nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore.
Kryetar i KKZ në Preshevë Alban Mehmeti, ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit deri më tani.