Votat e VV-së me Listën Serbe për një gjyqtar të kushtetueses, Tahiri thotë se kandidati ishte Vigan Qorolli
Ajo çka tashmë është kristalizuar për një votim të përbashkët Vetëvendosjes dhe Listën Serbe në verën e vitit 2022 ku përveç pagës minimale fjala ishte për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pretendon se kandidati në fjalë i shtyrë para nga VV ishte Vigan Qorolli, tash Zëvendës Ministër i Drejtësisë.
“Kishin një koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kishin kandidatin e tyre për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri, dhe se Qorollit i është parandaluar të ketë sukses në zgjedhjet e tij gjyqtar në GJK nga një pjesë e deputetëve të VV-së dhe Listës Guxo.