Nuk ka më trend agresiv "me ka krejt" për VV-në, LDK performon mirë në votat e diasporës me postë deri tash - NACIONALE

Nuk ka më trend agresiv "me ka krejt" për VV-në, LDK performon mirë në votat e diasporës me postë deri tash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trendi agresiv në favor të Vetëvendosjes në votat e diasporës ka rënë ndjeshëm në votat e diasporës përmes postës – ndryshe nga ato të votimeve në ambasada dhe konsulata.

Tashmë në votat përmes postës kur janë numëruar 27 mijë prej tyre – dhe, ndonëse shifrat ende s’janë përditësuar në faqen e KQZ-së – Nacionale kupton nga brenda QNRsë se Vetëvendosja po numëron 15 mijë vota e përcjellur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 8 mijë e 200.

Në përditësimin e fundit të KQZ-së – VV ka 10 mijë vota ndërsa LDK 5 mijë e 800.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke performuar ndjeshëm dobët – krahasuar me rezultatin në nivel vendor – në votat e diasporës me postë.

Lajme të ngjashme