“Qurani nuk ruhet ditën e Bajramit”: Prindërit gozhdojnë MASHTI-n me komente për vonesat në subvencionet e librave - NACIONALE

“Qurani nuk ruhet ditën e Bajramit”: Prindërit gozhdojnë MASHTI-n me komente për vonesat në subvencionet e librave

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime te qytetarët, pas thirrjes drejtuar prindërve që të mos blejnë paraprakisht librat për nxënësit dhe të presin deri në përcaktimin e vlerës së subvencionimit.

Përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e MASHTI-t në Facebook, ministria u ka kërkuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos bëjnë blerje paraprake, pa u caktuar vlera e saktë e subvencionimit për secilin nxënës.

Ky njoftim ka ardhur vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë, më 1 shtator, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët, veçanërisht nga prindërit, përmes komenteve në rrjetet sociale.

“Tekstet shkollore o jarana se mësimi don me ja fillu e ju kerkun hiq!Qurani nuk ruhet diten e Bajramit!”, thotë një nga komentet drejtuar MASHTI-t, dhe ministrit në detyrë Hajrulla Çeku.

Ndërkohë, edhe pse viti i ri shkollor nis më 1 shtator, Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e librave dhe nuk e dinë se cilat tekste duhet të blejnë.

Më poshtë janë disa nga komentet e qytetarëve drejtuar MASHTI-t lidhur me vonesat në ndarjen e mjeteve financiare.

Ky bllokim ka shkaktuar paqartësi të mëdha. Përfaqësues të opozitës dhe njohës të arsimit e kanë kritikuar ashpër ministrinë për menaxhim të dobët. Ata theksojnë se kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i shkollës, prindërit po përballen me kaos pasi shumë librari tashmë kanë nxjerrë tekstet në shitje me çmime të pavarura

Lajme të ngjashme