Von der Leyen të enjten në Prishtinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e ardhshme nis një turne në Ballkanin Perëndimor.
Ndalesën e parë do ta bëjë në Shqipëri, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Të enjten, ajo do të udhëtojë drejt Kosovës, ku sipas agjendës do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Temat e diskutimit nuk janë bërë të ditura.
Pas Kosovës, Von der Leyen do të vizitojë Malin e Zi dhe më pas Maqedoninë e Veriut, ku do ta përmbyllë turneun.
Detajet për vizitën janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, gjatë konferencës së përditshme për media.
Këtë herë, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, për shkak të, siç është thënë, “zgjedhjeve të ardhshme” që pritet të mbahen në këto dy vende.