Von der Leyen nga Samiti: Europa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se Europa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Ajo tutje tha se do të diskutojmë se si ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë.
“Tivati dhe Ballkani Perëndimor ndodhen në zemër të historisë së Bashkimit Europian dhe vendi juaj është në zemër të Europës. Sot po hedhim hapa të mëdhenj për të ndërtuar një Bashkim Europian më të pavarur, më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të plotë. Por Europa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye ky samit është kaq i rëndësishëm. Ne do të diskutojmë se si ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë, më të dukshëm dhe më strategjik. Dua t’i them Ballkanit Perëndimor dhe mikpritësve tanë se ekziston një momentum. Le ta shndërrojmë këtë momentum në lëvizje dhe më pas këtë lëvizje në anëtarësim”tha ndër të tjera Von der Leyen./Nacioanle