Von der Leyen ende s’ka marrë ftesë për inaugurimin e Trumpit, thotë zëdhënësja e saj - NACIONALE

Von der Leyen ende s’ka marrë ftesë për inaugurimin e Trumpit, thotë zëdhënësja e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ende nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që do të bëhet më 20 janar, tha të premten zëdhënësja e saj.

“Nëse ajo pranon një ftesë, atëherë do të shohim, por nuk ka plane [për të marrë pjesë në inaugurim] për momentin” – tha zëdhënësja Paula Pinho para gazetarëve në konferencën e përditshme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi e ka thyer traditën dhe ka ftuar disa udhëheqës të huaj për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Historikisht ata nuk kanë marrë pjesë për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe, në vend të tyre, kanë dërguar diplomatë.

Ftesa për pjesëmarrje, mes të tjerëve, kanë marrë presidenti i Kinës, Xi Jinping, ish-presidenti Brazilian, Jair Bolsonaro, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Sipas raportimeve, presidenti kinez nuk do të marrë pjesë, por në vend të tij do të dërgojë një emisar të nivelit të lartë.

Lajme të ngjashme