Von Cramon: Vizat të mos lidhen me dialogun, kosovarët të lëvizin të lirë nga 1 janari 2024 - NACIONALE

Von Cramon: Vizat të mos lidhen me dialogun, kosovarët të lëvizin të lirë nga 1 janari 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas paralajmrimit të presidentit frances, Emanuel Macron për vizat nëse nuk veprohet me përgjegjësi në dialog me Serbinë.

Me anë të një shkrimi në X, Von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, ka thënë Von Cramon.

Lajme të ngjashme