Von Cramon: Kosova duhet të miratojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit - NACIONALE

Von Cramon: Kosova duhet të miratojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me manastirin e Deçanit dhe të tregojë se nuk ka qasje selektive kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit.

Ajo deklaroi se Raporti i këtij viti për Kosovën mbulon një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administratën publike dhe luftën kundër diskriminimit, duke shtuar se sundimi i ligjit do të thotë barazi për të gjithë.

Cramon tha në Twitter se raporti u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë dhe të respektojnë plotësisht opinionin e Komisionit të Venecias.

Ajo tha gjithashtu se dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një element thelbësor i integrimit evropian të Kosovës dhe se pranimi në BE nuk do të ndodhë pa një marrëveshje normalizimi ligjërisht të detyrueshme.

Lajme të ngjashme