Vokrri flet në emër të Kurtit: S’do të takohet me Vuçiqin pa u plotësuar tri kërkesat e tij - NACIONALE

Vokrri flet në emër të Kurtit: S’do të takohet me Vuçiqin pa u plotësuar tri kërkesat e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Vokrri, zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka folur rreth dialogut në Bruksel, që lehtësohet nga BE-ja.

Vokrri ka folur në emër të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa u plotësuar kërkesat e tij, të cilat i shtroi në takimin e fundit në Bruksel.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se dialogu do të vazhdojë në nivele të tjera.

“Z. Kurti nuk do të zhvillojë takime me palën serbe, përkatësisht me presidentin Vuçiq, derisa të plotësohen kushtet e tij, ndërsa bisedat mund të vazhdojnë në nivelet tjera”, ka thënë Vokrri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Lajme të ngjashme