Vogëlushi Alpi gjendet shëndosh e mirë
Është gjetur Alpi, vogëlushi i cili u shpall i zhdukur nga familja ditën e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit.
“Po, e kemi gjetur. Gjithçka është në rregull. Ai është mirë. Tash jemi me këtë bukuroshin”, ka thënë Maloku për Klan Kosova.
Alpi u raportua i humbur sot rreth orës 15:00 në qytetin e Gjilanit.