Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese vështirë për Kosovën të anëtarësohet në KiE - NACIONALE

Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese vështirë për Kosovën të anëtarësohet në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova “vështirë se mund të ec para” në anëtarësim në Këshillin e Evropës pa e miratuar dhe dërguar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë Vogel.

Lajme të ngjashme