Vlora Hyseni në selinë qendrore të NATO-s, takohet me Scott Bray
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni është takuar sot me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se pasi ajo nuk mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të TIMS, pati një debat mes anëtarëve të pushtetit dhe opozitës.
Hyseni sot ka zhvilluar një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku pati një takim me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray.

Aty raportohet se është folur rreth sigurisë rajonale, por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.
Ajo ka pasur takim edhe me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, ku u fol për partneritetin mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar takime me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.