Vlora Çitaku: VV ka sabotuar çdo projekt, e arritura e vetme është rikthimi i agregatëve - NACIONALE

Vlora Çitaku: VV ka sabotuar çdo projekt, e arritura e vetme është rikthimi i agregatëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mendon se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka sbotuar çdo projekt rreth energjisë elektrike.

“Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas saj, as projekti i MCC nuk është e sjellur e Qeverisë Kurti, tekasa ironikisht thotë se kthimi i agregatëve është e arritura e vetme e kësaj qeverie.

“Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë.

E vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëhere”, ka shkruar Çitaku.

Sipas zyrtares së PDK-së, nuk qeveriset me propagandë por me punë.

“Aman, punoni diçka”, shkruan në formë lutje Çitaku.

Lajme të ngjashme