Vlora Çitaku: Sot nuk ka as pozitë as opozitë, njeriu që do me sjell buxhetin është edhe ministër edhe deputet
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë.
Çitaku ka thënë se nuk do të lejojnë shkeljen e Kushtetutës.
“Ne nuk guxojmë të simulojmë normalitet, Kosova nuk është në situate normale, sikur nuk guxojmë të ia lejojmë vetes të merremi me zgjidhje të pjesshme, Kosova ështënë krizë, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë. Liderët aty do të konfirmojnë a ka shumicë parlamentare, apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime, ky Kuvend nuk po arrin të formojë shumicë të re, më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që ka qytetari”, tha ajo.
“Miratuam disa pika formale, mbulime të shpenzimeve, nuk mund të miratojë komisione. Po na kërkohet të simulojmë demokraci, duke shkelur Kushtetutën. Kush është pozitë, kush është opozitë. Janë dy komisione që i takojnë opozitës, kush është opozita, kush është qeveria, i njëjti njeri që do me ta sjellë buxhetin është edhe ministër edhe deputet”, tha më tutje.