Vlora Çitaku paralajmëron protesta: Do të kemi moblizim të gjerë politik e qytetar - NACIONALE

Vlora Çitaku paralajmëron protesta: Do të kemi moblizim të gjerë politik e qytetar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar “mobilizim më të gjerë” të shprehjes së kundërshtimit ndaj Vetëvendosjes së Albin Kurtit, të cilët kanë shkelur afatet kushtetuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

“Këto mandate na ka dhënë qytetari dhe jo VV-ja. Përmes bllokimi të konstituimit të Kuvendit, Kurti po na e pamundëson ushtrimin e mandatit që na kanë dhënë qytetarët. Sot kemi një thirrje për Albin Kurtin, ta kthejmë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, ta lëmë republikën të funksionojë. Ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orës. Aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më vetëm brenda këtij institucioni. Ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetarë. Kosova nuk ka nevojë për tensione të reja”, ka thënë ajo.

“Ata cënuan edhe integritetin fizik të disave prej deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe për këtë çështje, ne do të ndërmarrim masa në Inspektoratin Policor të Republikës së Kosovës. Por e ritheksoj, nuk jemi këtu as për show, ky nuk ka qenë aksion politik, ne i jemi përgjigjur detyrës tonë kushtetuese dhe ligjore për ta konstituar Kuvendin e Republikës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme