Çitaku: “Ish”-ët e SHBA-së të trajtohen me rezerva kur kritikohen
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, u ka dhënë një këshillë miqësore atyre që kritikojnë ish-liderët të SHBA-së.
Ajo ka kërkuar që kushdo nga SHBA që tashmë është i lidhur me prapashtesën “ish” të trajtohet me rezerva kur kritikohet, pa ofendime apo linçime.
“Këshillë miqësore: këdo me parashtesën ”ish” nga SHBA-të, merreni me rezerva, por me konsideratë. Pa fyerje e pa linçime. Kundërshtojeni nëse është nevoja, por kurrë mos fyeni. Nuk i dihet…”, tha ajo.
