Vlora Çitaku: Kurti nuk do të qeverisë, ai do të sundojë - NACIONALE

Vlora Çitaku: Kurti nuk do të qeverisë, ai do të sundojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më mënyrën se si po i qaset problemit me greva.

Çitaku mendon se Kurti nuk ka dëshirë të qeverisë por të sundojë.

“Kryeministri po sillet me grevistët njëjtë si me veteranët, me mediat që besa me partitë opozitare. Kryeministri nuk do të qeverisë, ai do të sundojë, sepse qeverisja kërkon dialog, qeverisja nënkupton kompromis”, ka thënë Çitaku në T7.

Ajo la fajtor Kurtin që sot dyert e shkollave janë të mbyllura për nxënës.

“Dyert e shkollave po i mban të mbyllura Albin Kurti me kokëfortësinë e tij dhe refuzimin e tij për t’u takuar me sindikalistët dhe për të arritur marrëveshje. Kjo kokëfortësi e kryeministrit na i ka lënë fëmijët pa shkuar në shkollë”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme