Vllaznia e Shqipërisë në grupin e vdekjes në Ligën e Kampionëve të grave - NACIONALE

Vllaznia e Shqipërisë në grupin e vdekjes në Ligën e Kampionëve të grave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionia e Shqipërisë Vllaznia do të luajë në një grup më të vështirë seç ka mundur ta parafytyrojë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

Vllaznia u bë klubi i parë shqiptar, burra apo gra, që merr pjesë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në shortin e fazës grupore të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Vllaznia mësoi se do të përballet me Real Madridin, Chelsean dhe PSG-në në Grupin A.

Ndeshjet e fazës grupore do të zhvillohet gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor.

Lajme të ngjashme