Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë që kur ka nisur dialogu - NACIONALE

Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë që kur ka nisur dialogu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet i rrejshëm’ e të tjera siç thonë në Serbi, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Vllasi në Klan Kosova.

Kjo marrëveshje, tha ai, është praktikisht një kornizë brenda së cilës do të vazhdojnë bisedat për çështje konkrete “deri te arritja e një, siç quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Marrëveshja, sipas avokatit Vllasi, është më shumë një hartë e hapave të mëtutjeshëm ku duhet të arrihen marrëveshje për disa çështje konkrete.

Lajme të ngjashme