VLEN ende s’ka vendim për rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

VLEN ende s’ka vendim për rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Koalicioni VLEN ende nuk ka qëndrim të prerë sa i përket rezolutës së dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një deklaratë për Klan Kosova, nga VLEN kanë thënë se ende nuk janë takuar për ta shqyrtuar dhe diskutuar këtë çështje.

“VLEN-i mbështet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe nuk ka asnjë dyshim se ata që po gjykohen në Hagë janë plotësisht të pafajshëm dhe se janë vënë në bankën e akuzës me nxitje të qarqeve që duan ta nxijnë luftën e shqiptarëve për liri. Në lidhje me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e RMV-së, lidershipi dhe grupi parlamentar i VLEN-it akoma nuk është takuar që të diskutojë, por pavarësisht kësaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në avancimin dhe mbrojtjen e interesave shqiptare gjithkund dhe gjithnjë kur shfaqet ky detyrim” – kanë thënë nga VLEN.

Theksojmë se gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me gjyqin në Hagë.

Lajme të ngjashme