Vjosa Osmani i vazhdon videot me fotografinë e Rugovës, fton diasporën për të votuar në zgjedhje
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e vazhdon fushatën, me fotografinë e Ibrahim Rugovës në sfond.
Osmani ka ftuar mërgimtarët të votojnë.
Postimi:
Edhe pse larg fizikisht, zemra juaj rreh çdo ditë për Kosovën. E keni dëshmuar edhe në të kaluarën, po e dëshmoni edhe sot. Atdheu ka nevojë për fjalën tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.
Pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë takimet ju, pritjet e festimet e përbashkëta.