Vjosa Osmani ‘harron’ operacionet: Viktimizohet në fjalimin vjetor se u sulmua “për pamjen” - NACIONALE

Vjosa Osmani ‘harron’ operacionet: Viktimizohet në fjalimin vjetor se u sulmua “për pamjen”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe e ofendimet që janë bërë ndaj saj si dhe për sulmet ndaj pamjes fizike të saj.

Osmani ka thënë se nuk do të zbrapset asnjëhere ndaj këtyre akuzave që siç thotë ajo “dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë.”

“Nuk do të zmbrapsem para akuzave sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë.”, ka thënë ajo. Ajo përmendi më pas edhe sulmet ndaj “pamjes” së saj, megjithëse nuk dihet se për cilat sulme e kishte fjalën.

Duhet përmendur në këtë kontekst që znj. Osmani i është nënshtruar të paktën dy operacioneve estetike – një në Turqi dhe një në një klinikë private në Kosovë.

“Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitetet të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim sepse të parat janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimin për dinjitetin e integritetet, të dashur qytetarë sytë përherë i mbaj nga ju, e përfundimisht nuk do të zmbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecendent e tendecave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes vetëm e vetëm se në krye të saj është një grua, e në republikën tonë nuk ka askush të drejtën as nuk do t’ia dalë për të na heshtur e frikësuar”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme