Osmani me mesazh për mërgatën: Kosova frymon me ju, mërgatë e dashur - NACIONALE

Osmani me mesazh për mërgatën: Kosova frymon me ju, mërgatë e dashur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video me imazhet e Kosovës, i drejtohet mërgatës me fjalë të mëdha.

“Këto ditë, Kosova frymon me ju mërgatë e dashur”, janë fjalët e para dedikuar mërgatës nga Presidentja Osmani.

Osmani tha se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës, duke bërë thirrje që ata të vijnë më shumë në atdheun e tyre.

“Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën”, shkruan Osmani.

Lajme të ngjashme