Vizita e Vulinit, BE-ja, Serbisë: S'mund të ketë raporte normale me Rusinë pas luftës së paprovokuar kundër Ukrainës - NACIONALE

Vizita e Vulinit, BE-ja, Serbisë: S'mund të ketë raporte normale me Rusinë pas luftës së paprovokuar kundër Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian i ka komunikuar Serbisë se vazhdimi i mbajtjes së lidhjeve të ngushta me Rusinë, veçanërisht në dritën e agresionit të vazhdueshëm të Moskës ndaj Ukrainës, nuk është në përputhje me vlerat dhe kërkesat që priten nga kandidatët për anëtarësim në BE.

Ky mesazh nga Brukseli vjen pas një vizite të fundit të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë, ku ai u takua me zyrtarë të Kremlinit, duke ngritur shqetësime për bashkëpunimin e mundshëm të inteligjencës midis Serbisë dhe Rusisë.

“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.

“Duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”, është thënë më tej nga blloku.

Lajme të ngjashme