E konfirmuar nga LDK: Nënsekretari amerikan vjen në Kosovë, bashkë me Escobarin do ta takojnë opozitën - NACIONALE

E konfirmuar nga LDK: Nënsekretari amerikan vjen në Kosovë, bashkë me Escobarin do ta takojnë opozitën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para dy ditësh, gazeta Nacionale raportoi se nënsekretari amerikan dhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Dereck Chollet, do ta vizitojë Kosovën gjatë javës që vjen.

Ndërkaq, mediat të enjten ka raportuar se Chollet, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të mbajnë një takim së bashku me të gjithë liderët e opozitës.

Nacionale ka kontaktuar Lidhjen Demokratike në lidhje me këtë takim, dhe ata e kanë konfirmuar.

Zëdhënësja politike e kësaj partie, Sibel Halimi, i tha redaksisë se "ishin ftuar në takim" me zyrtarët e lartë amerikan.

Takimi, raportohet se do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndërkohë që ambasadori Hovenier sot takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike, Abdixhikun.

Sa i përket takimeve me liderët e vendit, nuk dihet ende kur do të ndodhin ato, pasi që nuk është publikuar ndonjë agjendë e kësaj vizite.

Kush është Derek Chollet?

Chollet fillimisht kishte bërë bujë për një telefonatë që e kishte pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin. Në postimin e tij në Twitter, Chollet do të “ndante zhgënjimin e Amerikës me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin për targa”.

Për herë të parë një zyrtar amerikan publikisht po tregonte se kishte ndarë zhgënjimin për veprime të Kosovës me Serbinë. Ky reagim i tij vinte vetëm pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit kishte shprehur “shqetësim dhe zhgënjim” me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin në fjalë.

Nënsekretari Derek Chollet është një diplomat me përvojë që këshillon Sekretarin Antony Blinken për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Ai ka punuar edhe më herët në pozicione të ndryshme në Departmentin e Shtetit, e po ashtu edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe Departmentin e Mbrojtjes. Chollet kishte punuar edhe në Administratën e Bill Clintonit duke shërbyer si fjalimshkruesi kryesor i ambasadorit në OKB, Richard Holbrooke.

Lajme të ngjashme